Basha: Nuk janë vetëm 5 kushte. Rama e dinte që nuk hapen negociatat
Kreu i PD-së gjithashtu i ka dhënë fund dilemave lidhur me një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim. “PD nuk do të bëjë koalicion me LSI-në”, pohoi Basha. Lideri i opozitës nënvizoi se PD-ja do të mbështesë rikandidimin e Bujar Nishanit për një mandat të dytë si President Republike. “Meqënëse Presidenti Nishani ka shprehur dëshirën për të rikandiduar ne do ta mbështesim atë”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar në emisionin Opinion në TV Klan se është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.
Basha theksoi se Partia Demokratike ka lindur si një parti pro Europës dhe ka lindur me sloganin ta bëjmë; “Shqipërinë si Europa”, ka dhënë kontributin e saj si në qeverisje dhe si tani në opozitë dhe qëndrimi i PD-së, si dhe qëndrimi im personal, nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave.
Kreu i PD-së ka theksuar edhe se Kryeministri Edi Rama e ka ditur që negociatat nuk do të hapeshin, edhe para vizitës të deputetit Gjerman Krishbaum në vendin tonë. “Dy ditë para se deputeti Gjerman Krishbaum të vinte në Tiranë dhe katër ditë para ditësh se Rama tu takonte me Merkel, Kryeministir i është bërë e ditur një javë para këtyre takimeve se Shqipëria nuk e merr hapjen e negociatave”. Për më tepër, Basha ka shtuar se Ministri i Jashtëm, Dimtir Bushati i kishte marrë informacionet për dy jo-të por nuk ka folur. “Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë”- ka thënë ai.
Sipas tij burimet që kanë komunikuar më qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri. “Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit”,- ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit.
Më tej, ai theksoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, po është në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së.
Sipas tij pengesa nuk është vetëm Vettingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni. “Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim”- ka thënë ai. Basha ka theksuar gjithashtu edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme. “Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel”- ka thënë Basha.
Lidhur me debatin për çështjen e ligjit të “Vetting”-ut ai tha se “Partia Demokratike është pro vettingut. Ka votuar pro vetingut si pjese e ndryshimeve kushtetuese”, tha Basha.
Basha tha se PD e ka votuar Vettingun në Kushtetutë, por Edi Rama nuk e do ligjin e Vettingut.
“Duke votuar Vettingun me konsensus anonim, ne i kemi hapur rrugë që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të hiqen nga sistemi. Cfarë ka bërë ky? Ky ka thënë dakord, por me ligj kompetencën që Kushtetuta ja ka dhënë komisionerëve të Vettingut, ky ja transferon drejtorëve të vet. Drejtorit të Arben Ahmetajt. Ne këtë e konsiderojmë antikushtetuese. Jemi të bindur se është antikushtetuese”,- u shpreh kreu i PD-së.
Detyruar për shkak të pyetjeve të bëra nga dy gazetarët në studio, Nazarko dhe Rakipllari, kreu i PD-së, Lulzim Basha është detyruar t’i rikthehet edhe njëherë tjetër, interesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Basha ka theksuar se nuk është PD-ja kundër hapjes së negociatave, por vendet anëtare të BE-së, po ashtu si shumica e shqiptarëve, e shohin me shqetësim një Shqipëri të mbytur nga droga, një politikë të deportuar nga krimi, korrupsion në nivele të larta dhe të gjitha këto, drejtpërdrejt, kanë shkatërruar standardin europian në jetën e çdo shqiptari.
Ndër të tjera, ai, bëri me dije se në këto kushte BE, pavarësisht prej dëshirës tonë që të përdori hapjen e negociatave si presion shtesë ndaj qeverisë, duket se po shkon drejt një vendimi negativ me aq sa kemi dëgjuar.
Basha është ndalur edhe tek reforma në drejtësi, ai ka thënë se unë nuk jam kundër një reforme të tillë. Ai tha se unë jam shkolluar në Holandë për drejtësi dhe të jem kundër saj, kur në anën tjetër, vë re një grup deputetësh kriminel dhe të dënuar të jenë pro saj, kjo nuk është asgjë tjetër, por veç një turp.
I pyetur nese kishte ndonjë entuziasëm nga opozita shqiptare, kryesisht pas deklaratës së Kirshbaun, pasi ishte i ashpër në këtë drejtim? Kreu i PD eshte shprehur se: Nuk ka pasur asnjë entuziasëm. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre vitëve përpjekje, me zigzaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara.
Basha ka theksuar se Edi Rama nuk ka vullnet për të zbatur ligjin. Basha tha se çfarë e pengon kryeministrin e vendit të zbatojë ligjin, por, sipas tij, Rama nuk ka vullnet politik. “Çfarë e pengon Edi Ramën, që e ka kompentencë ligjore ta shkarkojë me vendim të Këshillit të Ministrave Elvis Rroshin? Nuk e pengon asgjë ta shkarkojë, kur është konstatuar se ai është i dënuar në Itali për përdhunim në grup të një minoreneje, kur është dëbuar në Zvicër për trafik droge dhe ka gënjyer për të dyja në formularin e dekriminalizimit”.
KOHA JONË SONDAZH

