Basha përgjigjet Berishës: Berisha ka hall personal, nuk ja zgjidh dot!
Fill pasi doli Berisha në konferencë urgjente shtypi ka folur Basha.
Ai u shpreh se “nuk është ai përgjegjës për hallet e Berishës”, por siç tha “është përgjegjes që demokratet të mos përdoren “mish për top” për interesat e Sali Berishes apo dikujt tjetër”.
“PD nuk vepron me “nëse janë firmat apo nuk janë firmat”. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitime të PD.
Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor se Kuvendi do te jete ne 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion. Nuk ka dy PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të pasur institucione paralele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër.
Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave te legjitimitetit qe burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesisë”, – ka deklaruar Basha.
KOHA JONË SONDAZH

