Penalltia më e çuditshme që mund të keni parë, sulmuesi e merr me “nge” … (VIDEO)

Një mënyrë e pazakontë e ekzekutimit të penalltisë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, por përfundimi ishte një dështim total. Trayvone Reid, anësori i skuadrës xhamajkane Mount Pleasant, është kthyer në objekt talljeje pasi tentativa e tij nga pika e bardhë përfundoi me një pritje të lehtë nga portieri kundërshtar.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, në përballjen ndaj Club Sando, e vlefshme për Kupën e Karaibeve. Mount Pleasant kishte kaluar në avantazh 1-0 me golin e Warner Brown, përpara se të fitonte një penallti në minutën e 35-të, pas prekjes së topit me dorë nga një lojtar kundërshtar brenda zonës së rreptësisë.

Reid mori përsipër ekzekutimin, por mënyra se si iu afrua topit ishte ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Futbollisti lëvizi drejt topit me hapa jashtëzakonisht të ngadaltë, thuajse në lëvizje të ngadaltë, duke tentuar një mënyrë të veçantë për të hutuar portierin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, taktika e tij nuk funksionoi. Reid goditi topin drejt qendrës së portës, me një gjuajtje të ulët dhe pa forcën e nevojshme për të rrezikuar seriozisht kundërshtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portieri i Club Sando, Tershorne Ragoo, e kuptoi lehtësisht drejtimin e goditjes dhe arriti ta ndalte pa vështirësi, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?