FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Po bëhet presion që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën që është bishti

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një konference për mediat deklaroi se ka presione për mbylljen e hetimeve për inceneratorët.

Basha tha se SPAK ka të gjithë mbështetjen e tij dhe të PD, teksa theksoi se do vijojë hetimi parlamentar.

“Vazhdon presioni që skandali i inceneratorëve të mbyllet me Kokën që është bishti si i vetmi person nën hetim dhe i arrestuar.
Pavarësisht ritmit dhe shpejtësisë së lëvizjes së SPAK, e cila ka gjithë mbështetjen e PD-së, opozitës dhe timen, përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, PD është e vendosur të zhvillojë me përkushtim, me të gjithë thellësinë dhe pa asnjë ndalesë atë pjesë që Kushtetuta ia ka lejuar, hetimin e plotë parlamentar”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?