Basha: Protesta më e madhe në histori, vazhdojmë betejën

Pas plot 4 orësh, opozita ka vendosur t’i japë fund protestës së tretë të madhe dhe të 9-ës në 8 javët e fundit, duke filluar nga 16 shkurti i këtij viti. Nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi protestën e sotme, si më të madhen në histori. Basha tha se hedhja e gazit apo dhe tentativat e pushtetit për të shpërndarë protestën, nuk ja dolën. Kreu i PD-së tha se duhet vazhduar kjo betejë, pasi për të vendi po shkon drejt zgjedhjeve të lira.

”Sot ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme, për të gjithë shqiptarët e ndershëm, largimin e Edi Ramës dhe të qeverisë së krimit. Ata u munduan ta shpërndanin protestën akoma pa filluar, por ne ia dolëm të ishim të jashtëzakonshëm. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Ramës, mbahet me paratë e krimit dhe të armiqve të popullit shqiptar por asnjë tentativë e kundraligjshme, nuk ka për t’i mbajtur në pushtet ata, sepse fundi i tyre është vulosur”, tha Basha.

Ai shtoi se, nesër e gjithë kjo sakrificë do të mbahet mend si themeli i Shqipërisë Europiane. ”Sjellja prej pushtuesi ndaj popullit të tij, Rama dhe klika e tij do të marrë përgjigjen e duhur, çdo ditë e çdo natë si pushtuesin e institucioneve demokratike. Le ta vazhdojmë këtë betejë pasi jemë në rrugën e duhur. Sot jemi shumica morale, politike dhe fizike. Nesër me zgjedhje të lira e të ndershme, ne do të bëjmë të mundur që në çdo sakrificë e këtyre betejave dhe e gjithësecilit prej jush të kujtohet me krenari e mirënjohje të thellë si themeli i Shqipërisë europiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?