FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Protesta paqësore kërkoi largimin e oligarkëve nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli sot në një deklaratë për mediat për të përshëndetur të gjithë mbështetesit në protestën paqësore të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, qe kërkuan dorëheqjen e kryetarit te Kuvendit, Ilir Meta.

Kryetari i PD-së, Basha, ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në protestën paqësorë të zhvilluar me 12 mars në Tiranë, qe sipas tij, i drejtuan gishtin të keqes më të madhe të shqiptareve, dyshes Rama-Meta dhe kërkuan dorëheqen e Ilir Metës.

Basha në vijim të fjalës së tij, u shpreh se “Në protestën paqësore të një dite më parë shqiptarët u treguan vendin dyshës Rama-Meta dhe treguan se pushtetarët janë në ankth dhe panik, pasi mbyllën parlamentin si asnjëherë në këto 25 vite. Shqipëria e bashkuar në protestë i tha dje Ilir Metës ik, hapi rrugën drejtësisë për akuzën e urdhërimit të vrasjes së dy deputetëve. Shqipëria në protestë i kërkoi dje Edi Ramas të heqe dorë nga presioni ndaj prokurorisë dhe tërhiqet nga bashkëpunimi me ideatorët e vrasjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?