Basha-Ramës: Mos kërcëno biznesin e vogël, por trego oligarkët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka replikuar në rrjetet sociale me Kryeministrin Edi Rama, pas mesazhit të këtij të fundit se opozita po mbron informalitetin. Basha thekson se në vend që të kërcënojë biznesin e vogël, Kryeministri duhet të tregojë sa para u ka dhënë shteti oligarkëve. Por, për Bashën kjo nuk ndodh, pasi Kryeministri fsheh të vërtetën e zhvatjes të pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e klientëve.

“Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”,-shkruan Basha.

Replika erdhi pas mesazhit të Ramës, ku thuhej: “Opozita front në mbrojtje të informalitetit. Ne mbrojmë njerëzit e zakonshëm. Asnjë biznes pa TVSH = Fund mashtrimit me lekët e popullit. Biznesi i vogël do të vijojë të ketë zero,Tatim Fitimi, por do të duhet të marrë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon. Askush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që meriton, gjithkujt atë që i takon.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?