FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rritja e taksave, pasojë e krizës Rama!

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se norma totale e taksave është rritur me 5.2% vitin e fundit. Ai shtoi se u dyfishua taksa mbi pronën dhe u rrit tatimi mbi sipërmarrjen.

Në një postim të sotëm në Facebook, Basha shkruan se raporti “Paying Taxes 2016”, i Bankës Botërore vërteton më së miri përkeqësimin e mëtejshëm prej taksave të Ramës, që tani ai e quan kriza Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria përkeqësim të mëtejshëm prej taksave Rama. Sipas raportit "Paying Taxes 2016" të Bankës Botërore që ka studiuar 189 ekonomi të botës, Shqipëria renditet në vendin e 142, duke humbur 11 pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë (renditeshim në vendin e 131).”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Raporti vlerëson se norma totale e taksave është rritur me 5.2% gjatë vitit të fundit, ku tatimi mbi sipërmarrjen u rrit me 50% dhe njëkohësisht u dyfishua taksa mbi pronën. Taksa të larta, çmime të larta, papunësi e lartë, rritje e varfërisë, pamundësisë dhe pasigurisë: kjo është Kriza Rama”, shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?