FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: T’ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie

 

 “Të mblidhemi bashkë dhe me të gjitha mjetet t’ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ta rrëzojmë e ta çojmë vendin në një rrugë tjetër”.

Kështu mësohet se u ka pohuar kryedemokrati Lulzim Basha fermerëve të zonës së Selenicës, në kuadrin e turit "Fjalën e kanë qytetarët".

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa sipas PD-së, banorët shprehën shqetësim dhe përsa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe abuzimit me faturat aforfe që u vijnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne parashikojmë buxhetin më të madh për bujqësinë që ka patur ndonjëherë vendi. Sot e ka 5 milionë, ne do ta çojmë në 100 milionë. 100 milionë dollarë vetëm për bujqësinë. Nga të cilat, 40 milionë, siç i kemi llogaritur ne, do të përdoren për të zeruar taksat për fshatin. Kjo do të thotë që fidanët, farat, plehrat dhe naftën do t’i paguani pa taksë dhe pa akcizë”, tha gjithashtu Basha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?