Basha tregon se çfarë diskutoi me Matthew Palmer
Pas takimit me zv/ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Europën, Matthew Palmer, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në Twitter. Përmes një postimi, Basha bën me dije temat që ka folur me Palmer.
”Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer mbi situatën: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Lartë, mosndëshkimi, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë si e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe Shqipërisë në BE”,-shkruan Basha në Twitter.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi. Palmer u drejtua më pas drejt selisë së LSI-së.
Open and constructive discussion with Matthew Palmer abt. situation: lack of Constitutional and High Court, impunity, crime, corruption and political crisis. Common commitment to democracy, rule of law, good governance as the only way toward stability and Albania in EU. 🇦🇱 🇺🇸 pic.twitter.com/Y50QURFmIW
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 9, 2019
KOHA JONË SONDAZH

