Basha urdhëron zgjedhje të reja në parti

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka urdhëruar nisjen e procesit zgjedhor brenda partisë.
Më anë të këtij urdhri të shpërndarë mësohet se do nis zgjedhja e në strukturat e degës në nivel seksioni dhe grup seksioni sipas statutit të ri.

Kjo lëvizje vjen pas miratimit të statusit të ri vetëm dy javë më parë në Kuvendin Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.

Sipas informacioneve mësohet se duke nisur nga kjo e hënë do të ngrihen grupet e punës në nivel qarku dhe degësh për të nisur procesin e zgjedhjeve për kryetare grup seksioni dhe seksionesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Afati për përmbylljen e këtij procesi është 45 ditë dhe zgjedhjet do të bëhen sipas parimit një anëtar një votë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?