Basha: Vettingu, të ridërgohet në Venecia pasi ka gabime në përkthim
Vettingu si pjesë e reformës në drejtësi, i cili lidh Shqipërinë në rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësimit, ka marrë një tjetër vërejtje.
Burime nga grupi i Partisë Demokratike kanë pohuar se në mbledhjen e sotme të grupit, në diskutim ishte ligji për Vettingun, pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
Burime pranë selisë blu theksuan se kreu i opozitës, Lulzim Basha ka informuar Gjykatën Kushtetuese dhe Parlamentin që të ripërsëris edhe njëherë kërkesën ndaj Komisionit të Venecias për Vettingun. Burimet theksuan se përkthimi i Kushtetutës dhe Vettingut ka gabime të mëdha.
“I kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese të ripërsëris kërkesën ndaj Venecias. Do informojmë zyrtarisht Venecian për këtë problem.”, mësohet të jetë shprehur Basha para grupit parlamentar.
KOHA JONË SONDAZH

