FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha viziton familjen e Major Klodian Tanushi, shpreh hidhërimin për këtë humbje të madhe

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte për ngushëllim tek familja e Major Klodian Tanushi, i cili vdiq mbrëmë nga plagët e marra nga shpërthimi fatal i 6 Majit në Letoni.

Basha shoqërohej nga deputeti i Qarkut të Dibrës Xhemal Gjunkshi. Major Klodian Tanushi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetare Zarife Hasanaj.

Basha reagoi edhe mbrëmë menjëherë pas ngjarjes me anë të një postimi në rrjetet sociale

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?