Basha zbulon skenarin e PD-së në Kuvend

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, që siç e tha edhe vetë, ka zgjatur pasi janë marrë vendime të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se nuk do të ketë më përsëritje të veprimeve të Gramoz Ruçit me urdhër të Edi Ramës, pasi fjala e lirë nuk mund të mbyllet.

”Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar, duke rikthyer një praktikë sipas rregullores, që është seanca e pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë. Një ditë del si bahçevan e një ditë tjetër rrit taksat”.

Më tej Basha u shpreh se Kryeministri ka zgjedhur kompromisin me krimin. ”Sot paska hapur edhe pallatin e Brigadave, e këtej rrit taksat. Ai e ka zgjedhur kompromisin, atë me krimin e organizuar dhe sejdinërat. Me këtë rreshtim të qartë, Rama ka vendosur PS-në dhe qeverinë në shërbim të aleancës së krimit. Ne jemi në aleancë me popullin dhe këtë do ta tregojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund kreu i PD-së u shpreh i qartë se: ”Edhe këtë javë do të merremi me reformën zgjedhore. Pa vendosur institucionin e votës nuk ka liri në vend”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1655633164487858/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?