Basha: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve ka thënë se nuk do të lejojmë që zgjedhjet t’i organizojë dhe diktojë krimi.

“Zgjedhjet pa opozitën janë farsë. Ne nuk do të lejojmë më që krimi të diktojë zgjedhje në Shqipëri. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të 2017. Me Edi Ramën dhe me Dakon e Gjiknurin në krah të tij nuk mund të ketë zgjedhje të lira as sot, as mot. Prandaj largimi i tij i hap rrugë zgjidhjes politike që kemi kërkuar ne, opozita e bashkuar dhe legjitime e Shqipërisë, për të hapur dialogun me qeverinë e re tranzitore për masat që duhen marrë për të krijuar kushtet për zgjedhjet”,- ka deklaruar Basha.

Kreu i PD-së ka shtuar se “vetëm zgjedhjet e lira do t’i kthejnë legjitimitetin institucioneve, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ekziston prej një viti e gjysëm, Gjykata e Lartë nuk funskionon, Prokuroria e Përgjithshme ështe e paligjshme dhe kur Parlamenti ilegjitim është kthyer në vegël te krimit dhe oligarkisë, që po grabisin dhe shkatërrojnë vendin duke mbjellë mjerim dhe pasiguri kudo“, – ka thënë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita ka vendosur datën e protestës së radhës. Sipas televizioneve informative protesta e radhës do të zhvillohet më 11 maj në orën 18:30.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?