“Bashkëqeverisja me qytetarin”, Shehi: Tallje me njerëzit
Bashkëqeverisja me qytetarin e kabinetit qeveritar të Kryeministrit Rama, për deputetin Dashamir Shehi, është tallje me njerëzit. Ai e sheh me skepticizëm iniciativën për të bërë pjesë të qeverisjes edhe qytetarët e thjeshtë. Duke folur për gazetën “Shekulli”, Shehi thotë se njëjta iniciativë u ndërmor edhe nga Sali Berisha, por që rezultoi e dështuar.
“Nga këto eksperienca kemi parë kohë përpara. Edhe Berisha sajoi telefonata direkte, edhe Rama ka katër vjet që i bën këto eksperimente me portale. Tani ka dalë metoda e re, grupe që do të mbledhin mendjen e qytetarëve. E para, të gjitha këto janë gënjeshtra dhe propagandë. E dyta, këto janëanti-demokratike, janë paradhoma e diktaturës. Edhe shoku Enver kështu thoshte, “qeveria e masave, “ fletërrufeja” etj. Në demokraci nuk ka nevojë për këto mjete pasi qytetarët e kanë thënëfjalën me votë dhe e kanë bërë atë kryeministër. Kushtetuta jonë ka krijuar institucione, ka bërë qeveri, ka bërë institucione kontrolluese, po rindërtojmë një sistem drejtësie. Pra, shteti ka të gjithë institucionet, të gjitha mjetet që i duhen për të bërë edhe drejtësi, për të luftuar korrupsionin, për të kapur edhe grabiqarët”, shprehet Shehi.
Duke folur për goditjen e krimit, ai ka thënë se nuk mund të ketë grupe kriminale pa mbështetjen e qeverisë, ndaj aksioni duhet nisur nga zyrat e shtetit.
“Peshqit më të mëdhenj të korrupsionit ndodhen në qeveri e sipër kurse peshqit e krimit mjafton që të kenë mbështetje në qeveri. Këtu krimi nuk ka lëvizur ndonjëherë pa mbështetjen e qeverisë, segmenteve të policisë etj. Si është e mundur që një vend kaq i vogël, që e dinëedhe se çfarë çorapesh kanë veshur njerëzit, nuk e dinë kush shet drogë, e kush është bërë milionerë me paratë e drogës. E dinë shumë mirë. Pa mbështetjen e qeverisë dhe të policisë nuk mund të bëhet ndonjë herë gjë”, shton kreu i LZHK-së.
KOHA JONË SONDAZH

