Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 17:27 Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine Kryeministri Edi Rama ka reaguar me entuziazëm pas triumfit historik të skiatores Lara Colturi në Kupën e Botës në ski alpine, duke e cilësuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze, marrëveshje në fushën e industrive kreative. Veliaj: Sjell frymë dhe energji të re

Aktualitet E premte, 26 Prill 2024 11:02
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze, marrëveshje në fushën e industrive kreative. Veliaj: Sjell frymë dhe energji të re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën dixhitale dhe inovacionit, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë një frymë dhe energji të re sa i përket bashkëpunimit mes Tiranës dhe Parisit. Veliaj shtoi se konkretizimi i këtyre iniciativave është në vazhdën e angazhimeve të ndërmarra pas vizitës që presidenti i Francës zhvilloi në kryeqytetin shqiptar dhe rikthimit të vizitës së kryeministrit Rama në Paris. Sipas kryebashkiakut, Bashkia e Tiranës do të jetë përgjegjëse për disa prej aktiviteteve të dakordësuara mes palës shqiptare dhe asaj franceze, mes të cilave iniciativa për krijimin e “Kubit Francez”, i cili do të ketë aktivitetin e tij tek Piramida e Tiranës.

“Një energji fantastike, e cila filloi me vizitën e Presidentit Macron, pastaj nga tetori në prill u bë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare dhe rikthimi i vizitës së kryeministrit Rama në Paris ishte gjithashtu një histori suksesi, që tani duhet zbërthyer në nivelet më të vogla. Ne në Tiranë jemi përgjegjës për disa prej aktiviteteve që kemi dakordësuar. Ne jemi përgjegjës për Kubin Francez, i cili do ta zhvillojë aktivitetin te Piramida e Tiranës dhe do të jetë një kompeticion shumë interesant mes kubeve që kanë jetën e tyre, aktivitetin e tyre, kalendarin e tyre, ndaj dhe vërtet jam entuziast që Kubi Francez do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u njohur më shumë me Francën, me kulturën, me artin, por edhe me filmin, por edhe me librat, me poezinë edhe sidomos me punët digjitale”, u shpreh Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryebashkiaku vuri theksin tek bashkëpunimi me ambasadën franceze për konkretizimin e dy iniciativave të tjera. Agjencia e Industrisë Kreative në Tiranë do të institucionalizojë një bashkëpunim me kolegët francezë, për të mundësuar që fëmijët e të rinjtë e kryeqytetit të shijojnë shfaqjen e filmave dhe kineastëve francezë në ambientet e kinema “Agimi”. Ndërkohë, një tjetër iniciativë e rëndësishme është vendosja në mënyrë permanente e instalacionit “Micro-folie” Tirana, me koncept kryesor edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve në ambientet e Piramidës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Më vjen mirë që tani institucionalizojmë këtë bashkëpunim me Francën, me shpresë do kemi një ditë filma të denjë, jo vetëm që të marrin pjesë, por edhe të fitojnë në Kanë. Shpresoj që gjithë këtë energji fantastike që është mbledhur tek kinema “Agimi”, bashkë me këtë ferment kreativ që vjen nga Franca, mund ta kthejmë në një histori suksesi. “Micro-folie” ishte një eksperiment i suksesshëm. La Villette, kompania ose agjencia publike që e ka këtë koncept, “Micro-folie”-në, pas këtij eksperimenti do përfshihet për ta pasur në mënyrë permanente këtë për fëmijët tek Piramida”, theksoi kreu i Bashkisë.

Mund t'ju interesojë

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 9 minutash
Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Fjala e plotë e Edi Ramës sot në takimin me socialistët e Tiranës

Para 1 ore
31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

31 vjet paqe në Bosnjë, sfida e brezave të lindur pas Dejtonit

Para 1 ore

Veliaj vlerësoi dhe u shpreh entuziast për raportin special mes dy kryeqyteteve, teksa përmendi faktin se në fillim të muajit maj do të ketë një takim me kryebashkiaken e Parisit Anne Hidalgo, për të fuqizuar edhe më tej urat e bashkëpunimit mes Francës dhe Shqipërisë.

“Do të kemi një vizitë në fillim të majit në Paris, me kryebashkiaken Hidalgo, per shumë prej atyre iniciativave që kanë ndodhur në Paris, siç ka qenë pedonalizimi i Senës apo Rue de Rivoli. Ne kemi bërë pedonalizimin e Sheshit “Skënderbej”, të Pazarit, të Kalasë. Kjo do të thotë se qytetet pavarësisht se Parisi ka një histori mijëvjeçare, shekullore, Tirana pak më modeste, prapë qytetet mund të kalojnë etapat dhe të kapin atë që sot është moderne, sot praktike dhe sot sjell zhvillim për qytetet”, tha Veliaj.

Nga ana e saj ambasadorja franceze, Catherine Suard vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Për ambasadoren Suard, konkretizimi i këtyre nismave do të mundësojë forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes Francës dhe Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine
Para 3 minutash

Rama reagon pas fitores historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë
Para 6 minutash

Marshimi i studentëve në Tiranë: Bllokime rrugësh dhe përplasje me policinë

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike
Para 9 minutash

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Dokumentari i ri: Princesha Kate flet për shpresën pas kancerit
Para 13 minutash

Dokumentari i ri: Princesha Kate flet për shpresën pas kancerit

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 18 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 20 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 22 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill
Para 5 orësh

Rama në Asamblenë e PS: Dyfishohet bonusi i fundvitit për pensionistët, indeksimi pritet në prill

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.