Bastet në Ballkan. Kush ikën i pari, Vuçiç, Rama apo Gjukanoviç?

Në tre shtete të Ballkanit Shqipëri, Serbi dhe Mali i Zi, kanë nisur protesta kundër qeverive. Arsyet pse njerëzit kanë dalë në rrugë janë të ndryshme në çdo shtet, por nëse do të bëhej një përgjithësim, tre politikanët që drejtojnë vendet, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, presidenti Malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministri Edi Rama akuzohen për korrupsion, degradim të shtetit dhe uzurpim të gjithë institucioneve.

Çdo shtet ka problematikat të veçanta, por e përbashkëta e tre liderëve është se të tre kanë më shumë se 20 vite në pushtet, në poste të ndryshme. Të tre akuzohen për kapjen e mediave, kapjen e drejtësisë, si dhe bllokimin e reformave për në BE. Ajo që i bashkon tre politikanët është reagimi ndaj protestave. Të tre flasin për ndërhyrje të huaj. Edi Rama nënkupton Rusinë, Vuçiç flet për ndërkombëtarët duke aluduar për perëndimin, ndërsa Gjukanoviç nuk përmend emra, por flet për ndërhyrje të faktorëve të huaj. Në asnjë rast politikanët që kanë drejtuar vendet këto kohë nuk e shohin problemin tek simptomat e njëjta që kanë keqeverisjet e tyre.

Zhvillimet në këto tre vende edhe pse nuk kanë ndonjë koordinim kanë bërë që në rrjetet sociale të nisin “bastet” se cili prej tre politikanëve do të rrëzohet i pari nga pushteti; Vuçiç, Gjukanoviç apo Rama?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?