FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Baton Haxhiu në SPAK

Gazetari Baton Haxhiu, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, dhe pas daljes nga ky institucion ka folur para mediave.

I pyetur për arsyen e paraqitjes para SPAK, Haxhiu tha: “Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë”.

Një tjetër gazetar e pyet nëse ishte për çështjen e inceneratorëve dhe në përgjigje ai tha: “Aq mundem me thënë, s’kam të drejtë. E lexoni”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari Osman Stafa i drejtohet duke e pyetur nëse kishte fletëthirrje, por ai e mohon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo nuk kisha fletëthirrje. Nuk ka lidhje me fletëthirrjen kjo”, tha Haxhiu./lapsi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?