BATUTAT/ Rama përplaset me Bashën teksa tenton t’ia zërë vendin në foltore

Debate të ndezura në Kuvend lidhur me krimin. Në një moment Basha kërkoi të merrte fjalën dhe iu afrua foltores  ndërsa njerëzit e sigurisë iu afruan Ramës.

Basha u largua dhe me ironi Rama tha se nuk do i jap fjalën pasi duhej në fillim të fliste Berisha

Kryetari i PD-së akuzon Ramën se është peshku i madh i krimit dhe këtë ia kishte treguar dhe ndërkombëtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U kam thënë peshqit e mëdhenj nuk i kap dot peshkun e madh “- tha Basha, ndërkohë Rama deklaron se bashkë me opozitën kanë hartuar planin kundër feudeve të krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama ka ironizuar sot marrëveshjen e 18 majit me liderin e PD-së, ndërsa afër tij për t’i zënë vendin në foltore i është afruar Lulzim Basha.

Mes batutave, Rama theksoi se Bashën e ‘kapi’ malli kur iu afrua. Po ashtu, ai me humor iu drejtua Berishës se vetëm atij mund t’ja jepte fjalën në Kuvend, pasi kishte frikë se mos hidhej deputeti Flamur Noka.

“Lërini fotografinë nga mitingjet. Personi që keni nxjerr me Klosin, ishte në çadrën e lirisë dhe aty ka dalë me deputetët tuja. Ça do them tani? Jeni ju të inkriminuar? Turp kush na she, na vjen zor. Bëni një eksperiment se ça do flasim ne nëse heqim nga goja fjalën; drogë, kriminelë. Ikni, ikni, o çuna, nuk kam mbaruar. Ulu atje. Sali ti e di…shiko…e di pse..Sali malli është njerëzor, është ndjenjë njerëzore. E kapi papritur një mall dhe erdhi përballë dhe s’mund ta lija para teje Sali. Fjalën e atij vetëm ti mund ta marrësh, Para teje atij s’ja lija faljen. Fjalën tende s’ja jap njeri. Se na hidhet Flamuri nga ballkon i SHQUP po s’ta dhashë tani. 5 minuta mbledhje grupi, që të vendosi kujt do ja jepni fjalën.”, tha Rama.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?