BDI udhëheq në 12 komuna, LSDM në 40, VMRO-DPMNE në 10, ASH në 2

Sipas rezultateve fillestare që mbrëmë në konferencë për shtyp i kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatët për kryetar komunash të Bashkimit Demokratik për Integrim prijnë në 12 komuna.

LSDM-së në 49 komuna, VMRO-DPMNE-së në 10 komuna ndërsa kandidatët e nëntë partive të tjera, koalicioneve dhe grupeve të votuesve udhëheqin në komunat tjera. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski në konferencë për media, duke kumtuar një pjesë të rezultateve zgjedhore, vlerësoi se zgjedhjet kanë kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe se në përgjithësi ka pasur ditë të suksesshme zgjedhore. “Gjatë ditës këshillat zgjedhor në komisionet komunale zgjedhore janë ballafaquar me ndonjë problem teknik, por KSHZ-ja përmes udhëzimeve përkatëse i tejkaloi dhe vlerësoj se në përgjithësi kishim ditë të suksesshme zgjedhore”, tha Çiçakovski. KSHZ-ja në afat prej 12-të orësh pas mbylljes së vendvotimeve duhet t’i jap rezultatet e para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?