FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE apelon për dialog për zgjidhjen e krizës, Rama e lexon si dialog për votën e emigrantëve

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Calavera Ruiz, apelon për dialog mes maxhorancës dhe opozitës, me qëllim dhënien fund të krizës politike.

Në përfundim të vizitës së saj dyditore në Tiranë, zyrtarja e BE-së përmes rrjeteve sociale u shpreh pak minuta më parë se politika duhet të punojë për të mirën e vendit, si dhe ka apeluar për dialog.

“Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera u takua me përfaqësues të opozitës për t’u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019″, thotë Ruiz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ky mesazh i Calavera-s për Kryeministrin Edi Rama është përkthyer si mesazh për nisjen e një dialogu me opozitën për të realizuar procesin e votimit elektronik që do i mundësonte dhe emigrantëve të shprehnin vullnetin e tyre nga vendet ku ata jetojnë, pa pasur nevojë që të udhëtojnë në Shqipëri ditën e votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”, shprehet kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?