BE draft rezolutë për Shqipërinë, shtohen 3 kritere të reja

Shtetet anëtare konsiderojnë se Shqipëria duhet të përmbushë 8 kritere para hapjes së negociatave të anëtarësimit. Kjo reflektohet në draft-konkluzionet e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së, ku përveç përmbushjes së 5 kritereve kyçe nga KE-ja, shtetet anëtare kanë shtuar edhe kriterin për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit,zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëdhënie të mirë me fqinjët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Shtetet anëtare sfidojnë qeverinë shqiptare dhe Komisionin Europian. Shqipëria ka më shumë se 5 kritere për të përmbushur pêr hapjen e negociatave tê anëtarësimit të vendit në BE. Ky është qëndrimi i 28 shteteve anëtare i reflektuar nê tekstin e draft-konkluzioneve të ambasadorëve të përhershëm të BE-së, që do të diskutohet nga ministrat e jashtëm të BE-së në 13 dhjetor. Në versionin provizor të draft- konkluzioneve thuhet, se para hapjes së negociatave të anëtarësimit, duhet siguruar zbatimi gjithpërfshirës dhe i qëndrueshëm i pesë prioriteteve kyçe.
1. Së pari, Këshilli i ministrave të BE-së i kërkon Shqipërisë zbatimin e reformës së drejtêsisë për rritjen e profesionalizmit, pavarësisë dhe efiçencës së këtij sistemi, përfshirë gjykatat dhe ligjin e vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve. Vlerësohet drejtimi pozitiv për krijimin e një gjurme provash në hetimet, ndjekjet dhe dënimet përfundimtare, po kërkohen rezultate konkrete dhe të qêndrueshme.
2. Këshilli i kërkon Shqipërisë të intensifikojë përpekjet dhe arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit tê nivelit të lartë, të sigurohen arritje në shkatêrimin e rrjeteve të krimit tê organizuar dhe tê trajtohen problemet e prodhimit dhe trafikut të drogës. Për Kêshillin, numri i ulët i dënimeve për raste e krimit të organizuar, përfshirë rastet e pastrimit të parave dhe trafikut të qënieve njerëzore mbetet një çështje për t’u trajtuar përmes masave si bashkëpunimi i zyrës së prokurorisë dhe policisë sê shtetit. Këshilli sheh progres në luftën kundër radikalizimit dhe ekstremizmit
3. Këshilli nënvizon rëndësinë e forcimit të masave për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të politikave antidiskriminuese, duke përfshirê trajtim të njëjtë për të gjitha minoritetet dhe aksesin e personave që i përkasin këtyre minoriteteve në gjithê Shqipërinê, si dhe zbatimin e plotê të ligjit të pronave. Në këtë kontekst, Shqipëria duhet të trajtojë boshllëqet në aspektin ligjor.
4. Këshilli mirëpret miratimin e  ligjit për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur, të emëruar apo që ushtrojnë poste publike dhe ndryshimet kushtetuese lidhur me këtë. Zbatimi i kësaj kornize që mundëson përjashtimin e personave tê inkriminuar nga postet publike është kyçe për rritjen e besimit të qytetarêve te përfaqësuesit politikë apo institucionet publike.
5. Kêshilli konsideron se Shqipëria duhet të përforcojë përpjekjet për të luftuar ekonominë informale për forcimin e klimës e biznesit dhe investimeve dhe tê ndjekë nê mënyrê vigoroze konsolidimin fiskal.
6. Këshilli konsideron, se dialogu midis qeverisë dhe opozitës për reformat e integrimit mbetet kyç për avancimin e vendit në integrimin europian. Një rëndësi të veçantë ka gjithashtu finalizimi i reformës elektorale duke përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR mjaftueshêm para zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që të sigurohen zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.
7. Këshilli mirëpret qasjen konstruktive në politikën rajonale të Shqipërisë dhe thekson  rëndësinë e sigurimit të fqinjësisë së mirë, që mbetet thelbësore. Aksione dhe deklaratat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet bilaterale duhen të evitohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?