FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Begaj udhëton sot për në Kroaci, vizitë shtetërore treditore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj , ka nisur sot vizitën shtetërore në Kroaci, me ftesë të homologut Zoran Milanoviç.

Begaj do të mirëpritet të të enjten sipas ceremonive të nderit dhe mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me Kroacinë si dy partnerë strategjikë.

Bisedimet do të kenë fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Begaj do të pritet dhe nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviç. Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare. Vizita do të mbyllet ditën e premte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?