Belinda Balluku: Aeroporti i Tiranës nuk preket nga rënia e sistemit. Vonesat, nga aeroportet e tjera

Zv,kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaron se aeriporti i Tiranës nuk është prekur nga rënia e sistemit të informatikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku thekson se vonesat kanë ndodhur nga aeroportet e tjera.

Postimi i plotë

Sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera.

Situata e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerje të funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel global, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit, në disa aeroporte ndërkombëtare, nuk ka afektuar për momentin Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij.

Gjithsesi vonesa pritet të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë nga aeroportet e tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të krijuar, ju lutemi të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të TIA për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre.

SHKARKO APP