Belinda Balluku njofton se hapen 120 vende të reja pune në OSHEE…

Zv/kryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton në një status në facebook se hapen 120 vende të reja pune në 12 drejtoritë rajonale të OSHEE: “Hapen aplikimet për plotësimin e 120 vendeve vakante në pozicionin e lexuesve të matësve të energjisë elektrike, në 12 drejtoritë rajonale të OSHEE. Në të gjithë vendin, në terren do të jenë afro 1 mijë lexues për të garantuar një mbulim sa më të plotë dhe korrekt.  Me nisjen e aplikimit të çmimit të ri të energjisë elektrike, 10.5% më i ulët, i ndarë me dy kategori, trupa e lexuesve në terren merr një rëndësi edhe më të veçantë, ndaj krahas rritjes së kapaciteteve njerëzore, janë ndërmarrë gjithashtu edhe masa konkrete teknike për t’ju shërbyer me saktësi dhe në kohë çdo abonenti”- përfundon Balluku.

SHKARKO APP