Benet Beci beson në fitore në Shkodër, gati projektet me qeverinë dhe bankat e huaja
Benet Beci në Shkodër pritet të jetë bashkë me Igli Carën e PD në Durrës, surpriza e këtyre zgjedhjeve te 14 majit.
Ndërkohë Beci po punon me intensitet me një besim se do ta fitojë Shkodrën, me butësi, njerëzisht dhe me projekte financiare, të cilat janë gati me banka të huaja dhe me qeverinë qendrore.
Shkodranët duan paqe, zhvillim dhe rritje të mirëqënies ekonomike. Politika i ka përdorur dhe lodhur tash 32 vite. Takimet me banorë e përfaqësues të bizneseve, kanë vlerën e madhe të njohjes së problemeve, por edhe vjeljes së ideve se si kjo strategji mund dhe duhet t’u përgjigjet nevojave konkrete që ata kanë. Ekonomia është në qendër të vizionit për zhvillimin e Shkodrës.
Beci shkon i bindur se duhet ndryshim, në Shkodër. Sot Beci pati takime me banorët e lagjes Rus, ata që kanë vendosur qytetin dhe zhvillimin e tij mbi gjithçka.
Beci endërron me projektet që ka për Shkodrën kurse shkodranët janë të dyzuar mes tij dhe Spahisë.