Benet Beci inspekton punimet në lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit: Investim strategjik për Shkodrën

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit. Së bashku me banorët e zonës dhe inxhinierë të firmës kontraktuese, ai është njohur me ecurinë e këtij investimi të rëndësishëm për të gjithë zonën. Gjatë diskutimit me banorët, kryebashkiaku Benet Beci u shpreh se kjo rrugë është një nyje e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e zonës, por edhe për të gjithë qarkun, duke e kthyer këtë investim në një ndërhyrje strategjike infrastrukturore.

“Rruga e Dukagjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Qarkun e Shkodrës. Ky investim është realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare, ndërsa përfitues është Bashkia Shkodër. Loti i dytë, nga Lotaj në Ndërlysaj, ka një gjatësi prej 30 km dhe përfshin zgjerimin e rrugës, ndërhyrjen në veprat e artit, vendosjen e tombinove dhe mbrojtëset anësore të rrugës. Me ndërtimin e këtij aksi rrugor, realizohet një nga kërkesat e kahershme të komunitetit të kësaj zone”, ka deklaruar Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?