Benet Beci me bashkëshorten vizitë urimi te Kisha Ortodokse
“Sot, me Fitoren, bashkëshorten time, në një vizitë urimi për festën e Pashkës, në Kishën Ortodokse. Kënaqësi takimi me atë Aleksandër Petani, atë Nikolla Petani dhe bashkëqytetarët shkodranë. Pashkë të bardha!”- shkruan Benet Beci, kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës.
Nga momenti kur Beci u shpall zyrtarisht kandidat dhe deri më sot ai ka një rritje të frikshme në sondazhe, duke frikësuar thellësisht kampin e Berishës.
Beci po bën fushatë ashtu sikurse ai e di, të qetë, bashkëbiseduese, duke e ditur mjaft mirë se si mund të gjenden fondet pas 14 majit për ta shndërruar Shkodrën në një qytet dhe bashki krejt tjetër, të zhvilluar.
Fatmirësisht për Shkodrën, Beci është një nga administratorët më të mirë në Shqipëri dhe për këtë ka marrë lavderime nga fonde dhe banka të huaja që operojnë në Shqipëri.
Natyrisht që janë qytetarët të cilët do të vendosin për fatin e administrimit të bashkisë së tyre, por tashmë njerëzia kërkon ndryshim ekonomik, jetesë me më shumë lekë, punë, zhvillim,etj. nuk don shumë politikë dhe fjalime. U ka ardh në majë hundës nga keqpërdorimi politik tash 32 vite.

KOHA JONË SONDAZH

