Benet Beci: Nis rikonstruksioni i kolektorit kryesor në sheshin “Demokracia” për zgjidhjen e problemeve të përmbytjeve

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike kanë nisur sot punimet për rikonstruksionin e kolektorit kryesor të qytetit, pranë sheshit “Demokracia” në Shkodër.

Sipas njoftimit të bërë nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, kjo ndërhyrje ka qenë e domosdoshme për shkak të bllokimit të kolektorit ekzistues, i cili ka krijuar probleme të vazhdueshme me ujërat e shiut në qendër të qytetit.

“Rikonstruksioni i këtij kolektori është prioritet për të shmangur përmbytjet dhe për të garantuar një funksionim të qëndrueshëm të infrastrukturës në qendër të qytetit,” theksoi Beci në deklaratën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?