Benet Beci: Përfundon pastrimi i rrugës Theth – Ndërlysaj

Aksi rrugor Theth – Ndërlysaj është tashmë plotësisht i pastër nga rrëshqitjet e gurëve, falë një pune të koordinuar mes Njësisë Administrative Shalë dhe komunitetit të zonës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka vlerësuar përpjekjet për mirëmbajtjen e këtij segmenti të rëndësishëm për zonën. Ky pastrim siguron lëvizje më të lehtë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët që frekuentojnë këtë destinacion turistik malor.

Postimi i plotë: 

#bashkianëpunë
Ka përfunduar pastrimi i të gjithë rrugës Theth – Ndërlysaj nga rrëshqitjet e gurëve. Një punë e mirë e Njësisë Administrative Shalë dhe komunitetit të zonës për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor të rëndësishëm për zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?