Benet Beci te shtëpia e Leopold Shkrelit

Benet Beci, kandidati për Bashkinë e Shkodrës, ka postuar në facebook shënimin: “Në shtëpinë e zotni Leopold Shkrelit. Shumëkush e njeh si personazhin që çon përditë lule te busti i Nanë Terezës…por trashëgimia që ai ka mbledhë, kontributi i tij shoqëror dhe gjithë pasuria e përvojës jetësore që ai pasqyron, e bëjnë zotninë një monument të vlerave më të mira shkodrane! Mirënjohje e falënderim nga zemra për mikpritjen!”– përfundon Beci.

Sondazhet e dy ditëve të fundit tregojnë se Beci e ka kaluar Bardh Spahinë, pasi shkodranët duan ndryshim të thellë ekonomik dhe menaxhim e thithje të parave nga donatorë e banka të huaja për projekte në Shkodër.

Dhe më mirë se sa një njeri që mbetet mbreti i menaxhimit dhe drejtimit që është Benet Beci, nuk gjen Shkodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?