Benet Beci troket derë me derë si shkodran për shkodranët
Kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, përfaqësuesi më dinjitoz i së majtës qeverisëse, por jo vetëm, ishte sot në takimet të shumta elektorale.
“Roland Volaj dhe disa punëtore të fabrikës “Jastin” e ndërprenë pak punën e tyre për të bashkëbiseduar në lidhje me ecurinë e kësaj fasonerie. Gratë përballen me problemet e përditshme, e shpeshherë, ato që i shqetësojnë më shumë janë gjëra që mund e duhej të ishin zgjidhur. Takime të tilla veçse ma shtojnë bindjen se sa shumë vëmendje u duhet dhënë qytetarëve e sa hapësira të pashfrytëzuara ka, për ta përmirësuar cilësinë e jetesës së tyre”- shkruan Benet Beci.
Beci është njeri me shumë eksperiencë në jetë, korrekt dhe dashamirës.
Të gjithë flasin që nëse PS-ja e merr Shkodrën për ta administruar dhe çuar fonde e projekte qindra milionë euro, pra e merr dhe investon vetëm me Benet Becin.

KOHA JONË SONDAZH

