Beograd/Protestuesit “pushtojnë” televizionin shtetëror

Jo vetëm në Shqipëri ka valë protestash. Protestuesit në Beograd që po kundërshtojnë siç thuhet, sundimin autokratik të presidentit, Aleksandër Vuçiç, hynë në ndërtesën e Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë të shtunën mbrëma, raportimet e të cilit ata i cilësojnë thellësisht të njëanshme.

Policia u fut në ndërtesë dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar. Disa nga drejtuesit e protestave thanë më herë se nuk do të largohen derisa nuk u jepet hapësirë në lajmet qendrore të së shtunës.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, paralajmëroi përndjekjen e atyre që hynë në ndërtesë, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha televizionit pro qeveritar Pink se protestuesit janë ‘fashistë” dhe duhet të dënohen me ashpërsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njëjti skenar u përdor edhe dje në Tiranë, ku opozita e mbështetur nga mijëra shqiptarë rrethuan për tre herë Kryeministrinë dhe tentuan që të ”pushtonin” Kuvendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?