FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Benet Beci ka bërë gabimin e jetës së tij që kandidoi për Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi sot me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë,”  Zef Hila.

Kreu demokrat ka akuzuar kreun e rilindjes Edi Rama se ka shkuar në Malësi të Madhe për të mbjellë ndasi fetare.

Ndërsa për kandidatin e rilindjes në Shkodër Berisha tha se, “Benet Beci ka bërë gabimin e jetës së tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Sot në qarkun e Shkodër ishte edhe Edi Rama, dhe shkoi si një primitiv, beson se duke mbjellë ndasi fetare në Malësinë e Madhe, kujton se mund të merrte vota. Por ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë, armiq, pushtues, e kushdo tjetër që ti ndërsejnë kundër njëri tjetrit, por nuk ja kanë arritur kurrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty myslimanët dhe katolikët, kanë luftuar së bashku, kanë qëndruar së bashku dhe kanë vdekur për vdekur për vendin së bashku dhe aty shkon dhe përdor këtë term, në një kohë kur e vërteta është se besimi, feja e tij është vetëm paraja, dhe jo ajo e fituara me djersë, por e vjedhur.

Në Shirokë fliste për Benetin. Po edhe unë tani do të flas për Benetin.

Sa herë Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodër, sa herë ka folë Benet Beci për Shkodër. Asnjëherë, asnjëherë.

Unë e njoh dhe një ditë jam shprehur, ka bërë gabim fatal të jetës së tij, paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë, theksoi Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?