Berisha: Dënoj heshtjen e Ramës për tritolin ndaj Benard Ndrecës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të PD-së, Bernard Ndreca. Berisha tha se ky ishte sulm terrorist politik.
“Tritoli iu vendos një politikani shembull dhe padyshim që pas këtij atentati qëndron politika. Në mënyrë me të shëmtuar këtë faktoi Edi Rama e mbështetjen e tij kriminale 48-orëshe. U godit një politikan i ri, për ti marrë jetën.
Në mënyrën më kriminale dhe natyrisht ata që panë se shpëtoi nuk guxuan të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi apo solidariteti me familjen, por u strukën në labirintet e një krimi më të shëmtuar dhe ky është Edi Rama. Nuk ka kryeministër në botë që nuk do të dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë.
Ai që është rikthyer te genet e etërve të tij, unë i shpreh solidaritet më të madh Ndrecës dhe familjes së tij dhe i falënderoj për mirënjohen e dhe gatishmërinë për të fituar. Dënoj heshtjen e shëmtuar kriminale të Edi Ramës i cili faktoi se qëndron kryekëput prapa këtij akti të shëmtuar”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

