Berisha-deputetes Blerina Gjylameti: Më habite, je e para femër që firmose për bixhozin
Ka reaguar me tonë mjaft të ashpra, ish-kryeministri Berisha për buxhetin dhe arritjet e qeverisë, që sipas tij janë suksese imagjinare.
Berisha e ka quajtur Ramën, injorant, të paditur dhe Nastradin, kurse ministrat kumbarë, kanabistë e kanabiste, teksa ishte duke folur për investimet e qeverisë së tij dhe rrugët e bëra në të gjithë vendin.
Duke folur për hapjen e negociatave BE-Shqipëri, Berisha pati një debat me deputeten e PS-së Blerina Gjyameti, e cila ndërhyri nga vendi. Ish-kryeministri i thotë asaj se është i habitur që ajo kishte firmosur për bixhozin.
“Mos më ndërpre, se kam dhe fjalë për bixhozin unë, se ke firmos për bixhozin, gruaja e parë në histori, kam lexuar edhe atë “24 orë nga jeta e një gruaje” të Stefan Cvajgut, nuk njoh bixhozin por njoh letërsinë për bixhozin”, u shpreh Berisha./
KOHA JONË SONDAZH

