Berisha, deputetëve: Lini çdo gjë dhe merruni me regjistrimet e diasporës!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së të përqendrohen në regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të emigrantëve për të votuar.

“Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.

Ky është një zhvillim shumë pozitiv. Kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsëri unë theksoj se programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin”, tha Berisha ditën e sotme para gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?