Berisha: Do të kërkojmë zyrtarisht shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se do të kërkojnë zyrtarisht në KQZ shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha u shpreh se miratimi i një akti nga parlamenti që jep mundësinë shqiptarëve jashtë vendit të votojnë me dokumente të skaduara, ka ardhur vetëm pesë ditë para përfundimit të regjistrimit.
“Do të dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të siguruar që shqiptarët, kudo që ndodhen, të kenë të drejtat e tyre të plota dhe të barabarta,” theksoi ai.
Berisha akuzoi qeverinë për diskriminim të shqiptarëve, duke shtuar se kjo nuk është më shumë se frikë nga vota e tyre. “Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të konsiderohen të barabartë para ligjit,” përfundoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

