Berisha flet pas takimeve me zyrtarë të lartë në Këshillin Europian

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me vizitën e zhvilluar dje në Strasburg në Këshillin e Europës.

Në një konferencë për shtyp, Berisha ka se ishte zëri i shqiptarëve, një gjë që kishte munguar prej kohësh.

U ktheva sot në mëngjes nga Strasburgu, i ftuar nga grupi i Partisë Popullore në PPE për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen në Shqipëri. Ne këtë vizitë u prita në një takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE, u takova me delegacione parlamentare në këtë asamble të Italisë, Suedisë dhe Greqisë.
Zhvillova një takim të veçantë në Komitetin e antitorturës në këtë institucion. Takova zyrtarë e miq të shumtë. Në karrierën time, politike ky institucion është institucioni i parë që kam vizituar si president.
Isha pas kaq vitesh aty si në shtëpinë time. Ishte një kënaqësi e madhe që unë dje isha zëri i të gjithë shqiptarëve në atë institucion, zë që ka munguar për kaq vite. Thashë të vërtetat pak të njohura për narko-regjimin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?