Berisha flet për ringritjen e PD-së dhe platformën e kritikëve
Ish-kryeministri Berisha braktisi sallën e kuvendit, pas tensionit mes PD-PS, ku edhe u përjashtua kreu Lulzim Basha, pasi për disa minuta bashkë me deputetët e PD-së, bllokoi kuvendin.
I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit për lëvizjen brenda PD për ringritjen e partisë, ish-kryeministri Sali Berisha vuri në dyshim nëse platforma e shpërndarë në media është origjinalja, teksa tha se ai nuk ka më asnjë funksion në PD.
“Unë s’kam parë, kam lexuar në media, po ajo platformë nëse është origjinalja i dorëzohet kryesisë së partisë, i dorëzohet PD-së dhe bëhen vlerësimet. Unë jam jashtë çdo funksioni siç e dini në PD”,-tha Berisha duke ikur.
KOHA JONË SONDAZH

