Berisha “Foltore” online me shqiptarët në Florida: Kuvendi i djeshëm më madhështori në historinë e pluralizmit
Pas Kuvendit të mbajtur në “Air Albania” dje më 11 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi “Foltoren” e radhës me shqiptarët në Florida. Berisha i falenderoi për mbështetjen shqiptarët e Floridas dhe i njohu me zhvillimet e Kuvendit të djeshëm.
“Ne dje patëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD, Kuvendi më i jashtëzakonshëm që është mbajtur ndonjëherë në historinë pluraliste të vendit, ndoshta edhe në historinë e pluralizimit të vendeve të tjera. Sepse ky ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD, mbasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin. Kjo sepse e dinte që Kuvendi do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD. Për shkelmimin që iu kishin bërë forumeve të PD. Parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike. Për zhvendosjen e kësaj force nga konservatore në një parti të majtë tërësisht, e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore.
Kundrejt presioneve tw jashtwzakonshme tw qeverisw qw ka marrw peng udhwheqjen e PD, por duhet të pranojmë presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish-kryetarit Basha, sot deputetit Basha, i asistuar në një mënyrë ose tjetër, edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht e marrjes së peng të opozitës nga qeveria. Ju e dini se një vendim në datën 19 maj u shpall nga DASH në të cilën njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Menjëherë në letrën që i drejtova Blinken i them se ky është akt i lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros, një armik i egër ky i fundit i demokracisë shqiptare dhe interesave kombëtare shqiptare”, deklaroi Berisha.

KOHA JONË SONDAZH

