Berisha: Haberet e Surrelit. Vaksina erdhi! Negociatat janë hapur!

Nga Sali Berisha – Surrel News, haberet e Surrelit! Vaksina erdhi! Negociatat janë hapur! Kaq për sot! Lexoni lajmet e mëposhtme!

Lajmi i parë: vaksinat erdhën! Nuk është faji im se ato erdhën para datës që unë ju njoftova, tre ditë me radhë! Ato erdhën sepse java e tretë e janarit erdhi para javës së dytë! Natyra bën mrekulli!

Lajmi i dytë: a e dini pse presidenca portugeze ka hequr krejt nga agjenda, hapjen e negociatave me Shqipërinë? Plaçin ata që mendojnë se pas Jo-së së shtatë të fundvitit që lamë pas, kjo është Jo-ja e tetë dhe kësaj here, si asnjëherë deri sot, është Jo – paradhënie për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Heqja nga axhenda nga presidenca portugeze e çeljes së negociatave me Shqipërinë nuk erdhi se nga 15 kushte që duhet të plotësonte Shqipëria deri tani, ajo ka plotësuar vetëm treçerekun e njërit prej tyre. Mirëpo pavarësisht nga kjo, Shqipëria nuk ka kushte ose i ka tejkaluar kushtet për çeljen e negociatave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesa e hapjes së negociatave me Shqipërinë në axhendën e presidencës së radhës të Bashkimit Europian nuk lidhet me ndonjë lapsus nga kjo presidencë! Kjo mungesë ka vetëm një shkak dhe vetëm një, o milet: negociatat janë hapur me Shqipërinë! Ato janë hapur jo një, por dy herë!

Herën e parë, o kujtesëshkurtër, negociatat u hapën në vitin 2018, hapje të cilën e festuam me lumë shampanje, dekorata e fishekzjarrë, por edhe me të ftuar nderi dhe guvernatorë! Herën e dytë, hapjen e tyre e njoftoi vet Edvin Hajduti në dorëheqjen që i dorëzoi për njoftim, sugarit të tij Caka, që e keni lexuar dhe e paskeni harruar. Fajin e keni vetë!

Lajmi i tretë, sot kryekreu i Republikës së Surrelit shpall njoftimin se Arenën “Air Albania” për vaksina e zgjodhi vetëm për të zbukuruar lajmin për sportdashësit, por tenderin për bërjen e 2,3 milionë vaksinave do t’ia besojnë… kujt thoni ju? Këtë tender strategjik do t’ia besojë ndrikull Checkupit!

Askujt tjetër. Na duhen para.

Lajmet e tjera janë “top secret”; për më shumë do të rridhen dhe krijohen me dëshirë nga Surrelëpirësit Arben dhe Karlo Malavita, Ymer Çorapja dhe tualeti i Kol Ballës. Atyre në grazhd nuk u hidhen vetëm para të pastra qelibar, por dhe prona të vjedhura me forcën e pushtetit dhe sipas rastit edhe lajme!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?