Berisha hap fletoren, zbulon nofkat e ministrave të Ramës
Nga foltorja e kuvendit, Berisha ”hapi” fletoren dhe ju thirri ministrave të qeverisë ”Rama 2”, me nofka. Ish-kryeministri u tregua xhentil vetëm me ministren Olta Xhaçka dhe Linda Nikollës, kurse për ministrat e tjerë, nuk u kursye.
“Niko Peleshin në Korçë i thonë Niko Ragami. Fatmir Xhafës i thonë Agron Xhafa, me emrin e të vëllait e thërrasin”,- tha Berisha që u ndërpre nga Pandeli Majko në sallë. “Ti Pandeli nuk ke lidhje me krimin, Ti je me Erion Veliajn. Një dorë e ke në tepsi, një dorë në sini. Do të hash nga të dyja anët” iu kthye Majkos për të vazhduar me nofkat e tjera.
“Damian Gjiknurit i thonë Damian Çela. E di vetë ai. Ditzi Bajro për Ditmir Bushatin. Je i kapur nga Bajrot në Shkodër. E harruan Sulë Bushatin, nuk ia thotë më Sulën.
Arben Zhozho-ja (Arben Ahmetaj) i njohur për aferat e tij të shumëllojta. Nga të gjithë këta, ai e peshon në kandar Ramën, me para”,-u shpreh Berisha që me siguri do të kishte vazhduar më tej, por rreptësia e Gramoz Ruçi e uli pasi 2 minutat i mbaruan.
KOHA JONË SONDAZH

