Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha i ashpër me kryeministrin: Po tenton të varë mediat në litar

Politikë E diel, 15 Dhjetor 2019 18:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kryeministri, Sali Berisha, teksa ishte i pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi se po tenton të vrasë dhe të varë fjalën e lirë përmes paketës “anti-shpifje”.

Sipas tij, shefi i qeverisë po tallet me fatkeqësinë natyrore të tërmeti të 26 nëntorit, ndërsa shtoi faktin se njerëzit po dergjen nëpër çadra në mes të acarit. Ai iu bëri thirrje qytatarëve që të ngrihen për të përmbysur sa më parë qeverinë e Ramës, e cila sipas Berishës, ka shpopulluar vendin duke përzënë të rinjtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Ju drejtohet mediave si qenefe. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale. Më thoni ju miqtë e mi: a ekziston ndokund ky standard në Europë, në hapësirën e OSBE, unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës një standard i tillë nuk ekziston. Ky person do të marrë në 1 janar  kryesinë e OSBE. Ju jeni të rinj dhe uroj që mos të keni armiq. Kenedi thoshte dikur se e keqja më e madhe është: tirania, sëmundja dhe varfëria, mjerimi. Por unë dua tu them ju se armiku i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai që dhunon fjalën e lirë, ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela. Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Kjo është emergjencë kombëtare, aq sa është tërmeti për ta përmbysur sa më parë. Ky bën spastrim etnik të shqipërisë, zbon dhe përzë të rinjtë shqiptarë  me çdo mënyrë. Ky ka bllokuar rrugën për në Evropë, nuk respekton asnjë standard, por pret një minutë e më parë që të përmbyset nga ju.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky po tallet me qindra dhe mijëra qytetarë, që po vuajnë nga tërmeti. Ky meriton të dërgohet menjëherë në gjykatë për talljen që bën. Ju përgëzoj me nderim të madh për të mbështetur qytetarët në nevojë. Një qeveri që për tre jave shpenzon 60 mijë euro, është një qeveria që kryen një krim të shëmtuar para popullit të vet”-tha Berisha.

Më tej, ish-lideri hostorik i PD-së tha se viktimat e Thumanës nuk u vranë nga tërmeti, por nga papërgjegjshmëria shtetërore.

“Një pjesë e vrasjeve të tërmeti, janë vrasje shtetërore, sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ishin deklaruara të pabanueshme dhe ata banorë nëse do ishin strehuar në  ndonjë vend tjetër, sot do ishin gjallë. Ky kalon nga 10 orë në ekran për të fshehur veprat e tij penale dhe ndaj e kemi këtë emergjencë, duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve dhe motrave të goditur nga tërmeti. Sot janë mijëra fëmijë që flenë nëpër çadra. Ai nuk ka shpirt, ai ka shpirt katran, ai çdo gjë që bën e bën për show. Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësia natyrore, Edi Rama është fatkeqësi kombëtare, politike, sociale dhe e të gjitha llojeve”-shtoi ai.

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 20 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 23 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 26 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 33 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.