Berisha: Ja rrugët që kemi bërë vetëm në Vlorë. O injorancë, o padije që e ke emrin Edvin
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me akuzat që ka bërë ky i fundit në lidhje me qeverisjen e viteve të shkuara.
Sipas Berishës, shifra që janë bërë vetëm 980 kilometra rrugë është mashtrim, padije. Sipas Berishës vetëm në Vlorë, ku Rama është deputet i zonës janë bërë kaq kilometra rrugë.
Një pjesë nga deklarata e ish-kryeministri Berisha në Kuvend:
Vetëm rrugët e qarkut ku është deputet dhe u lutem vlonjateve delvinjotëve e sarandiotëve të shohin sa mashtrues është deputeti i tyre.
Rruga e Bregut – 84 milionë dollarë, 80 km
Autostrada – Vlorë-Fier, 22 km
Rrugët e Vunoi, Dhërmi, e me radhë, 40 km
Rruga Butrint – Kanali i Çukës, 30 km
Rruga Transballkanike, 3.8 km
Rruga Vlorë-Drashovicë-Ura e Peshkëpisë, 15 km
Rruga e Xarës, 11 km
Rruga Sevaster, 15 km
Novoselë – Pish Poro, 11 km
Çfarë u tha ky ju. Doli e tha se paguam 720 mln borxhe, nga 120 mln të certifikuara nga kompania private.
Dhe tha se në këto rrugë kanë lënë pa paguar 1 miliardë e 400 milionë dollarë. O injorancë, o padije që nuk e ke emrin ndryshme përveç se Edvin. Si nuk skuqesh, nuk kontrollon veten.
KOHA JONË SONDAZH

