Berisha: Jemi të hapur për ata që nuk na janë bashkuar

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh i hapur për të gjithë ata që nuk i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar, ndërsa i bëri thirrje që të mos shkojnë pas kreut të PD Lulzim Basha, i cili sipas Berishës e konsideron partinë si pronë të tij.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në qeverisjen e ardhshme të PD do të rivendoset e drejta e votës për emigrantët dhe diasporën.

“Qëndrim armiqësor mban narkoshteti ndaj emigracionit dhe diasporës tonë, e cila në të gjitha aktet e mëdha të historisë ka luajt rol parësor dhe në këto 30 vite ka qenë aksioneri më madh në ndërtimin e Shqipërisë. Më lejoni t’i përshëndes përfaqësuesit e tyre që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe SHBA. I garantoj se Shqipëria me qeverisjen e ardhshme të PD do të rivendosë të drejtën e votës si të gjitha vendet e tjera të qytetëruar. Shqipëria nuk do të vendet vendi i dytë, por vendi i parë më i dashur për ata. Do bëjmë gjithçka për një kuadër ligjor që mundin djersën t’i sjellim në Shqipëri. Ne jemi para detyrave të mëdha që kërkojnë rikthimin e lirisë në familjen tonë, rikthimin e PD në shtëpinë e lirisë. Sot ne u mblodhëm këtu 9 mijë e 435 delegatë , shpreh falënderimin tim më të madh. I garantoj se mbetemi të hapur dhe se kontributi i dyte do të mbetet i çmuar, le të bashkohemi dhe të mos shkojmë pas atij që e konsiderojnë partinë që e konsideron si pronë personale dhe të mos shkojnë pas njeriut që nuk ka një normë , të mos shkojnë pas drejtuesit që shkon nga humbja në humbje. Demokratët meritojnë fitore ,të ardhmen. Rroftë PD e rithemeluar, rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?