FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha, konferencë në selinë e PD: Ftoj çdo demokrat e kryetar dege të na bashkohet (VIDEO)

Pas mbledhjes me mbështetësit e tij, Sali Berisha mban konferencë për mediat në selinë e PD.

Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 30-vjeçare, ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave të veçanta që kanë qenë.

Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie, e grave vajzave djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim përballje me narkoshtetin dhe nomenklaturën apo thënë më troc me peng kryetarin po dhe presione të tjera të pandershme ngrihen si viganë në një Kuvend të lirë dhe vendosin të shndërrojnë PD në shtëpinë e lirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosin të rikthejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD në 1990, ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij Kuvendi siç ishte unik në llojin e tij”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

I përcjell një thirrje miqësore, ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur, të bashkohet me partinë e rithemeluar. Është i mirëpritur dhe krah hapur“, tha Berisha më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?