Berisha: Kreu i meduzës së krimit

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vlerësimi ndërkombëtar për zgjedhjet e 25 qershorit ishte më i keqi që prej vitit 2001.
Gjithashtu, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur për lidhjet që sipas tij ka me krimin dhe bandat kriminale.

“Për Ramën, Shqipëria është rozë, pasi aid he klanet e tij mafioze pasurohen çdo ditë. Dhurata e parë që ju bëri shqiptarëve sapo erdhi në pushte ishte uzina e kokainës në Elbasan.”- deklaroi Berisha.

Gjithashtu Berisha akuza të forta ka hedhur edhe kundër vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, i cili sipas tij është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinën e përshtatur për trafikun e kokainës.
“Ilir Hoxha, Gentjan Gjonaj dhe Genci Dida janë arrestuar, ndërsa i vetmi që nuk është arrestuar sepse nuk mund të preket se është vëllai i kryeministrit është Olsi Rama.-u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, kjo ndodh sepse Rama është kreu i Meduzës së krimit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?