Berisha: Ky rekord kokaine nuk vjen pa garanci madhore politike

Duke theksuar se operacioni për kapjen e 613 kilogramëve kokainë është kryer me monitorimin e partnerëve të huaj, Sali Berisha shkruan në Facebook se  një sasi e tillë me vlerë 180 milion euro nuk mund të lëvizë kurrë pa garanci politike.

Berisha shkruan se falë narkoshtetit të ngritur nga Edi Rama, Shqipëria është shndërruar jo vetëm në epiqendër heroine, por edhe në kokaine.

POSTIMI I PLOTë I SALI BERISHëS:

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Xibraka bis’ me 613 kg kokaine!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiperia, epiqendra e kokaines ne Europe!

Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese,
denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se,
nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese! sb

Ministri Xhafaj dhe Kreu i Policisë Veliu kapën 180 milionë euro kokainë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?